Global Servis © 2010.

Global Servis Sh.p.k

Shoqëria “Global Servis” Sh.p.k., është një nga shoqëritë tregtare më të mëdha në Shqipëri në fushën e shitjes me pakicë të pajisjeve elektronike dhe elektroshtëpiake. Duke pasur si qëllim t’u ofrojë klientëve produkte dhe shërbime të një niveli të lartë, gjendet gjithmonë në epiqendër të zhvillimeve teknologjike, me mbështetjen e shoqërive të mëdha që operojnë jashtë Shqipërisë. Me teknologji, eksperiencë dhe profesionalizëm, kjo shoqëri mund të mbulojë edhe nevojat e klientit më kërkues.

Servisi i saj ka një strukturë të organizuar dhe është i pajisur shkëlqyeshëm, si në aspektin e punonjësve ashtu edhe në atë material. Ky servis  garanton riparimin e menjëhershëm të pajisjeve gjatë gjithë kohëzgjatjes së garancisë si dhe pas saj. Nga viti 2000 e deri më sot, ecuria e shoqërisë është në rritje, fakt që dëshmon pëlqimin e konsumatorëve të shërbimeve dhe të produkteve tona.